Ndër sportistet e nderuara nga Bashkia Shkodër dhe SK Vllaznia për kontributin e dhënë në volejboll për ekipin e Vllaznisë, ka qenë edhe Kristina Nikolli. Ajo nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë e zhvilluar për të marrë titullin “Mirënjohje” ngaqë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sigurisht që është ndjerë e lumtur për këtë vlerësim të bërë.

Në një bisede telefonike realizuar me vete Kristinen pas nderimit që iu bë në qytetin e saj të lindjes, ajo shprehet shumë e kënaqur për vlerësimin e marrë nga institucionet drejtuese vendore dhe sportive, sukses që e ndan me të gjithë bashkëlojtarët e Vllaznisë të atyre viteve, dhe padyshim edhe me trajneret e saj.

E mbushur me plot emocione, ajo shprehet se ky nderim që iu bë asaj duke e radhitur në listen e dhjetë volejbollisteve më të mira në 100 vite Sport Klub Vllaznia, është një kënaqësi shumë e madhe për të”.

Kristina Nikolli është bërë pjesë e sportit shkodran që në moshen 10 – 11 vjeçare duke u inkuadruar në ekipet e moshave të Vllaznisë në volejboll. Talenti i saj spikat që në hapat e parë, dhe kjo bën që trajnerët e saj ta përzgjedhin menjëherë në ekipin e të rejave dhe shumë shpejt edhe në ekipin e parë të të rriturave të Vllaznisë ku dha kontributin e saj përkrah me koleget e saj të atij brezi.

Ish- profesorët e shkollës ku ajo studionte si dhe trajnerët e volejbollit thonë që Kristina që në rininë e saj dallohej për atleticizem dhe që në vitin e tretë të shkolles së mesme zgjedhet për t’u bërë pjese e ekipit të parë të të rriturave, madje direkt edhe në formacionin e pare!

Në moshen 18 vjeçe transferohet në Tiranë për shkak të studimeve Universitare për t’u bërë pjese e ekipit Studenti. Në të njëjtin vit grumbullohet me ekipin kombetar te volejbollit për të reja, ndërkohë që për tre vite me rradhe luajti me ekipin e Studentit, si një nga titullaret më me peshë. Më pas do të rikthehej sërish tek Vllaznia për të dhënë kontributin e saj sërish.
www.shkodrasport.com