Është një nga elementët më të çmuar të kombëtares shqiptare dhe me golin e tij vulosi fitoren historike të Shqipërisë në Gjeorgji.

Kristjan Asllani është përzgjedhur në formacionin e javës së Nations League (për ndeshjet e katërta) nga faqja e specializuar e statistikave whoscored.com.

Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.63 dhe është një nga lojtarët me notën më të lartë mes 11 më të mirëve të ndeshjeve të katërta të Nations League.

Ne kete menyre edhe kombetarja kuqezi e ka perfaqesuesin e saj ne formacionin e me te mireve te ketij kompeticioni te rendesishem europian te futbollit dhe Asllani e meriton nje gje te tille.