Flitet shpesh per aktivizimin e futbollisteve te rinj ne skuadrat e Superliges, por ne fakt shume pak ekipe i kane patur prioritet ato. Kete sezon diçka duket se ka ndryshuar dhe kjo eshte diçka shume e mire ne fakt sepse numri i lojtareve te rinj qe po luajne eshte shtuar.
Megjithate trajneri i kombetares U21 te Shqiperise Alban Bushi ka nje kritike per klubet tona. Ne konferencen e djeshme per shtyp nder te tjera ai eshte shprehur se nuk punohet mire me te rinjte.
“Kampionati shqiptar nuk i jep dorë të rinjve dhe shohim gjithmonë jashtë, edhe ata të rinj që aktivizohen, nuk punohet shumë me ta”- eshte shprehur selektori i kombetares U21 te Shqiperise.
Kritika e tij edhe mbase qendron, por duhen ditur edhe kushtet ne te cilat punojne shume prej Akademive te ketyre klubeve. Ato kane ardhur duke u permiresuar, por ka ende shume gjera per te rregulluar, ne menyre qe te nxjerrin lojtare cilesore.