Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë i pakënaqur me atë që ka parë në fushën e lojës sidomos në pjesën e dytë nga skuadra e tij, e cila u tërhoq në mbrojtje e rrezikoi vazhdimisht të pësonte gol nga Partizani.
Pas ndeshjes, ai ka pranuar se ka bërë punën e tij dhe tani ishte në dorën e trajnerit të sillte ndryshimin në lojë.
“As i kënaqur, as i zhgënjyer, pasi u dëmtua edhe Shkurtaj. E nisëm pjesën e parë mirë, por për të dytën nuk jam i kënaqur. Lojtarët janë aty, nuk di çfarë të them.
Nuk është faji im”, ishin për SuperSport fjalët e Gjicit i cili ka bërë këtë vit investime të rëndësishme duke afruar dyshen Gavazaj-Abazaj për të përforcuar repartin e sulmit.
Megjithatë, ai është optimist se në këtë fillim kampionati me oshilacione, skuadra nuk ka humbur shumë terren. “Vetëm 10 ndeshje janë luajtur dhe jemi në garë për titull”, deklaroi Gjici. /vipsport/