Timo Verner nuk po gjen dot versionin e tij më të mirë në radhët e Çelsit teksa nuk ka pasur të njëjtin rendiment sit e Lajpcig. Sulmuesi ka marrë kritika të shumta, ndërsa e radhës vjen nga një ish-futbollist si Rafael Van Der Vart.
Holandezi thekson se gjermani di vetëm të vrapojë me kokën ulur si një kalë i verbuar.
“Verner është shumë i shpejtë, ndoshta kjo është e mirë kur Çelsi luan një ndeshje jashtë shtëpisë dhe është në presion.
E vetmja që bën Verner është të ulë kokën dhe të vrapojë për vdekje. Ai është si një kalë i verbuar, e ka treguar këtë mënyrë loje në Gjermani dhe tani po e bën sërish”, u shpreh Van Der Vart. /VipSport/