Kundërshtarët e Johan Laportës brenda klubit praktikisht kanë kërkuar “kokën” e tij nëpërmjet një letre të bërë publike vetëm pak minuta më parë.

Grupe të rëndësishme si “Compromissaris FCB”, “Dignitat Blaugrana”, “El Senyor Ramon”, “Seguiment FCB”, “La Resistència del Palau”, “Sí al Futur”, “Suma Barça”, “Som un Clam”, “Transparència Blaugrana” dhe “Un Crit Valent” kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit me qëllim që ti hapet rrugë “një etape të re me forma të reja drejtimi”.

Kundërshtarët e Laportës kërkojnë që ndryshimi të bëhet sa më shpejt për të shpëtuar Barcelonën nga ky moment delikat ku ndodhet. Situata tek katalanasit nuk është aspak e mirë dhe natyrisht që nëse gjërat nuk marrin rrjedhë pozitive, situata mund të precipitojë edhe më shumë.