Nga 21 pikë të mundshme në lojë në shtatë javët e fundit të kampionatit, verdheblutë kanë marrë vetëm 6, duke lënë kështu plot 15 pikë rrugës.

Një rendiment goxha i ulët për një skuadër me pretendime.

Gjatë fazës së parë Elbasani ishte skuadra që synonte kreun e renditjes dhe iu afrua shumë herë atij, ndërsa tani ka dalë jashtë 4-shes së parë.

Elbasanasit janë 3 pikë prapa Dinamos që mban vendin e katërt, pozicionin që duan të zënë në fund të sezonit. Në klub shpresojnë që ecuria e dobët e 7 javëve të fundit të përfundojë në Rrogozhinë, aty ku do të luhet një 90- minutësh tepër delikat kundër kampionëve të Egnatias.