Dite jo te mira per Aden e Velipojes. Pas 24 vitesh ekzistence dhe rezultatesh pergjithesisht te mira, kjo skuader tashme rrezikon seriozisht renien ne kategorine e trete.
Pasditen e sotme ajo ka luajtur nje ndeshje te vlefshme per play-out ndaj Gramozit te Ersekes, ndeshje kjo qe eshte luajtur ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit dhe ne fund ka qene Gramozi qe ka fituar 3-2 duke siguruar kesisoj ngjitjen nje kategori me lart.
Ndeshja ne fakt nisi me mire per velipojaket qe kaluan te paret ne avantazh me ane te Frrokut ne minutene 26-te dhe pjesa e pare kesisoj do te mbyllej me kete gol.
E dyta do te niste krejt ndryshe dhe do te ishin futbollistet e Gramozit ata qe do te shenonin njeri pas tjetrit tre gola me autore Mydin, Aliko dhe Mete. Ne minuten e 83-te Ada do te fitonte nje 11-metersh qe do te kthehej ne gol perseri nga Frroku por ai nuk ka mjaftuar per asgje.
Rezultati 3-2 ka bere qe fitues te dalin futbollistet nga Erseka ndersa Ada vijon rrugetimin e saj drejt kategorise se trete. Ajo ka per te zhvilluar edhe nje ndeshje te fundit, pikerisht ndaj Mirdites dhe nese e humbet edhe ate, atehere lamtumire ADA e VELIPOJES.
www.shkodrasport.com