Napoli nuk është duke zhvilluar ndeshjet që të gjithë prisnin. Ulja e ritimit, humbja me Cagliarin si dhe barazimi 0-0 në Champions League ndaj Genk apo barazimi po 0-0 me Torinon në Seria A, kanë lëkundur stolin e teknikut Ançeloti.

Mediat në Itali kanë filluar të flasin për një krizë në marrëdhëniet midis tij dhe klubit, pasi renditja në vend të 4 e Napolit nuk është objektivat e vendosura.

Tashmë llogaritë midis Ançelotit dhe Napolit do të bëhen në fund të vitit. Nëse klubi italian nuk përmirëson atëherë do të kemi me shumë mundësi një shkarkim të teknikut Ançeloti./newsport/