Pas nje starti te mire te kampionatit, Otrant Olympic ne ndeshjet e fundit nuk ka arritur rezultatet e duhura dhe si rrjedhoje ne perfundim te javes se 11-te te kampionatit malazez ka arritur te grumbulloje vetem 9 pike duke u pozicionuar ne vendin e parafundit te renditjes.

Si rrjedhoje e kesaj ecurie jo te mire drejtuesit e klubit te Ulqinit ditet e fundit kane vendosur te nderhyjne ne skuader dhe masa e pare qe kane marre ka qene largimi i trajnerit Dejan Vukiçeviç, i cili natyrisht qe ka meriten e madhe per ngjitjen e ketij ekipi ne Superlige sezonin e kaluar.

Megjithate jane rezultatet ato qe vendosin per fatin e trajnerit gjithmone dhe nga kjo e ka pesuar edhe Vukiçeviç. Nderkohe, drejtuesit e Otrant kane gjetur menjehere edhe zevendesuesin e tij.

Ai eshte Miodrag Vukotiq, ish-futbollist i Milanit, Buduqnostit, Vojvodinës, etj., si dhe ish-kryetrajner i Buduçnostit, Rudarit, Mlladostit dhe dikur trajner i ekipit të rinjve të Malit të Zi deri në 21 vjeç.

Vukotiq do te debutoje ne pankinen e Otrant te shtunen e ardhshme ne ndeshjen ndaj ekipit Jezero ne transferte. Ky kundershtar ndodhet aktualisht ne vendin e fundit te renditjes dhe nje fitore ndaj tij do te ishte nje “frymemarrje” per ekipin ulqinak dhe stafin e ri teknik te tij./www.shkodrasport.com/