Shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë, shpeshherë bëhen pre e lajmeve të kronikës së zezë. Vrasje, përdhunime, grabitje, drogë, prostitucion, këto janë disa nga anët e ërrëta të tyre. Sigurisht që këto janë gjëra që nuk na nderojnë aspak dhe për më tepër, ndodh edhe çudia e fundit e shqiptarëve: Grabisin një klub futbolli! Ka ndodhur kështu në Kosovë, vend nga i cili vjen një lajm disi i habitshëm.Sipas asaj që transmetojnë mediat vendase, skuadra e Hajvalisë është grabitur nga disa persona.
Këtij klubi i janë vjedhur të gjitha pajisjet që kishte në stadiumin e Kishnicës.
Fanella, tuta sportive, topa dhe disa pajisje të tjera të cilat shërbenin si bazë materiale për ekipin kosovar, raportohet t’i jenë vjedhur këtij klubi. Gjithashtu duhet theksuar se kjo ndodhi është e përsëritur, pasi një situatë e tillë ka ndodhur edhe disa herë më parë. Klubi i Hajvalisë ka ngelur në këtë mënyrë pa bazën materiale për të përgatitur ndeshjen e radhës. Në ambientet e klubi ka shkuar menjëherë policia për të verifikuar ngjarjen e ndodhur. Një ngjarje e tillë, pavarësisht futbollit të sapo zhvilluar në Kosovë, tingëllon paksa e çuditshme për sportdashësit.
© shkodrasport.com