Vllaznia ka vazhduar me testet miqësore dhe ditën e djeshme zbriti në fushë për testin ndaj Devollit, të cilin e fitoi me rezultatin 0-1, falë një autogoli.
Pas takimit për RTSH ka folur futbollisti, Arsid Kruja i cili shprehet se objektivi i shkodranëve duhet të jetë Europa, ndërsa thekson se duhet edhe pak kohë që të lidhen me lojtarët e rinj.
“Jemi në mesin e përgatitjeve. Edhe lojtarët e rinj duan kohë, që të lidhemi bashkë. Por, çdo gjë duket në rrugën e duhur. Deri diku ia kemi dalë të lidhemi. Edhe stafi po përgatitet që skuadra të jetë gati për fillimin e kampionatit.
Profesori e ka parë të nevojshme që të bëj organizatorin, por unë jam i gatshëm. Shpresoj të jap diçka pozitive. Objektivat janë për Europë dhe pse të mos e tentojmë dhe grupi ka lojtarë cilësorë brenda dhe shpresojmë”, u shpreh Kruja. /VipSport/