Arsid Kruja është rikthyer në Shkodër, aty ku siç edhe e thekson mesfushori ka si synim që të qëndrojë gjatë. Por, synimi i tij kryesor është që të rikthejë Vllazninë në elitë, pse jo të shkojnë sa më larg edhe në Kupën e Shqipërisë, ndonëse parballë do të kenë Kamzën e Superiores.

Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, Kruja ka thekuar se: “Normalisht që nuk ka më mirë se shtëpia jote. Respekti është maksimal, pavarësisht se në çdo skuadër ku kam luajtur respekti dhe kushtet kanë qenë shumë të mira. Unë jam shkodran dhe e ndiej këtë fanellë. Jam rikthyer dhe shpresoj që gjërat të na shkojnë për mirë, sidomos me rikthimin në Superiore”.

Teuta
“Sa i përket eksperiencës në Durrës, dua të them se luajta një vit, e nisa në formacion edhe këtë sezon po ashtu, por gjatë rrugës nuk u aktivizova si rrjedhojë e shumë problematikave që lindën rrugës. Mendova që të gjejë një ekip ku të luaj edhe më shumë duke qenë se jam në kulmin e karrierës sime tashmë”.

Synimet
“Unë them që klubi bën mirë që të rikthejë edhe shkodranët e tjerë. Madje, unë jo 18 muaj, por edhe më shumë jam gati që të jap më të mirën për Vllazninë.

Ta rikthejmë këtë klub aty ku i takon, në majën e futbollit shqiptar, e madje të jemi dinjitozë edhe në Kupë këtë edicion. Në Kupë luajmë me Kamzën, një ekip Superiore. Shpresoj shuam që të kemi rezultate të mira, si në Kupën e Shqipërisë ashtu edhe në kampionat ”, – tha Arsid Kruja në mbyllje të prononcimit të tij./vipsport/