Kastrioti vijon stërvitjen intensive në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Kjo javë pritet të mbyllet me zhvillime në merkato te krutanët, teksa do të nisin zyrtarizimet e para. Krutanët synojnë të bëjnë disa goditje dhe trajneri Emiljano Çela ka parashtruar kërkesat e tij ndaj drejtuesve të klubit.
Sipas “Panorama Sport” trajneri Çela kërkon me patjetër një qendërmbrojtës cilësor, një mbrojtës të djathtë, një mesfushor krahu, si dhe një qendërsulmues.
Gazeta konfirmon nga burime në klub se pjesë e Kastriotit është bërë së fundmi sulmuesi i krahut, Zajsar Arapi, i cili është vetëm 18 vjeç dhe ka qenë i grumbulluar nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë.
Fillimisht ka luajtur me moshat e Internacionalit, ndërsa më pas në Gjermani me ekipe të akademive të Nurenbergut dhe Kiker Ofenbaçit.Arapi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe shihet si element i perspektivës.
Lojtari i dytë që ka firmosur është Kevin Aliaj, i cili ka qenë dy sezone më parë pjesë e Bylisit dhe së fundmi ka luajtur në ekipe të ligave të ulta në Belgjikë.
Ai është mesfushor me tipare sulmuese, i datëlindjes 05.08.1999.Në klub konfirmojnë se ka firmosur kontratë 2-vjeçare.