Ndarja nga jeta e njeres prej emblemave te futbollit shkodran- Ramazan Rragamit, ka krijuar trishtim tek te gjithe. Pwr mw teper tek ata qe e kane njohur dhe bashkepunuar me te.
Njera prej tyre ka qene edhe kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi qe permes nje postimi ne faqen e saj ka shprehur keqardhjen per humbjen e ketii personaliteti qe ajo e konsideron edhe si personifikim i qytetarise shkodrane. Ja çfare shkruan Ademi:
Ditën e sotme, zemra e Mjeshtrit te Madh Ramazan Rragami, ka pushuar së rrahuri. Një lajm shumë i trishtë për Shkodrën e Shqipërinë, për futbolldashësit që perjetuan magjitë e Rragamit të madh.
Kampion në fushën e blertë por edhe si trajner i Vllaznisë dhe ekipeve kombëtare. Mjeshtri Ramazan Rragami ishte personifikim i qytetarisë shkodrane dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë me respekt!
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë botës së madhe të futbollit! I paharruar për brezat Ramazan Rragami!