Kryebashkikja e Shkodres Voltana Ademi eshte rikthyer serish te flase ne lidhje me vendimin e djeshem te Keshillit Bashkiak per ta çuar ate ne gjykate si rrjedhoje e disa vendimeve te marra per Vllaznine.
Ne nje interviste dhene gazetarit Ergys Kavaja per shqiptarja.com, numri 1 i Bashkise Shkoder ka shpjeguar edhe vendimet qe ka marre per Vllaznine dhe qe ajo i quan te ligjshme.
Pyetje: Nuk e di nëse e keni ndjekur, por gjatë ditës së djeshme Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar nisjen e procedurave për t’iu dërguar në gjyq për vendimet e Asamblesë të KF Vllaznia, keni një koment për këtë çështje?
“Meqënëse jam sulmuar mbrëmë në dark kam hapur listen e QKR, dhe kam marrë modelet edhe të Bashkive të tjera që kanë vepruar si Bashkia Shkodër, kjo është një detyrë që ushtrohet nga Kryetari i Bashkisë, dhe ne këtë rast nuk bën perjashtim as Shkodra, mund të bëjë përjashtim se është në opizitë, por jo në aspektin ligjore.
Une kam zbatuar ligjin dhe në këtë rast une jam e qetë. Nuk asnjë shqetësim për këtë pjesë. Nuk kisha dijeni për një iniciativë të tillë, është mira që çdo projekt vendim të diskutohet edhe në aspektin ligjore. Procesi do të vazhdojë dhe unë nuk mendoj se ka një problem në këtë aspekt. Është e rëndësishme që sh.a Vllaznia të vazhdojë punën, të sigurohet financimi apo të bëhen gati propozime që shkojnë në frymën e privatizimit, janë mbyllur bilancet e vitit 2018 – 2019, duke qenë sh.a e vetme e formalizuar në Shqipëri, t’i hapet rruga privatizimit një procesi të pastër.
Pritëm një ligj më të mirë për sponsorizimin apo privatizimin por ky ligj po vonon dhe unë mendoj që ne nuk duhet të presim më për sa kohë që ekziston mundësia që nepërmjet një procesi konkurimi të realizojmë aq më tepër që ka disa të interesuar që janë pjesë e një interesi për ta privatizuar dhe për ta bërë atë pjesë të investimit të tyre.
Hapi i radhës do të jetë prezantimi pranë Këshillit të Bashkisë i shitjes së aksioneve të shoqerisë një dokument i cili po finalizohet nga administrata e bashkisë Shkodër dhe për të cilën në këtë rast pronari ka mundësinë dhe në kete rast e drejta e pronës ushtrohet nga Këshilli i Bashkisë pronari është ndryshe nga tagri që i është dhënë Kryetarit të Bashkisë nga Asambleja, pronari në këtë rast miraton nivelin minimal të fillimit të ankandit apo të shitjes për të vijuar më pas administrata, Bashkia Shkodër nga Kryetarja e Bashkisë në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave për konkurimin për të vijuar me konkurimin për pjesmarrje dhe shprehjen e interesit për blerjen e aksioneve ashtu siç ligji e përcakton.