Garancia e dhene se Vllaznia do te liçensohet per ne Kupat e Europes, ka qetesuar ne njefare menyre te gjithe tifozet e kesaj skuadre, e po ashtu duhet te kete qetesuar edhe vete skuadren e cila deri tani po ben mire me paraqitjet e saj.
Por kryebashkiakja Voltana Ademi ne prononcimin e dhene per “Panorama Sport” ka folur edhe per ecurine e skuadres dhe po ashtu, por njekohesisht u ka bere thirrje te gjitheve per te besuar tek kjo Vllazni.
Numri një i Shkodrës, por edhe i klubit të futbollit ka folur edhe për mbështetjen që i duhet dhënë në këto momente ekipit të Vllaznisë. Situata në pesë takimet e fundit për kuqeblutë nuk ka qenë ajo e fillimit, por gjithsesi vendi në të cilin ndodhet, dhe për më tepër diferenca me ekipet ndjekëse, të lënë sërish të shpresosh te kjo skuadër.
Këtë gjë e shprehu edhe vetë presidentja “de jure” e klubit të futbollit Vllaznia sh.a., Voltana Ademi. “Ne po bëjmë maksimumin tonë që ekipit të mos i mungojë asgjë në çdo aspekt. Ata do të jenë të qetë në punën e vet. Ata kanë bërë më të mirën deri tani, pavarësisht luhatjeve.
Unë kam besim tek ekipi, që do të paraqesin më të mirën e tyre deri në fund. Ne të gjithë duhet të besojmë te kjo Vllazni”, deklaroi në fund për gazetën Voltana Ademi.