Suksesi i sotem i shahistit shkodran Franc Ashiku qe u shpall serish kampion i Shqiperise, ka marre vemendjen e duhur jo vetem te opinionit sportiv, por edhe me gjere.

Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi permes nje postimi ne faqen e saj e uron Ashikun per kete sukses te arritur ne garen me te rendesishme kombetare te vitit teksa shkruan:

“Franc Ashiku kampion kombëtar në sportin e bukur të shahut! Tradita e mrekullueshme e këtij sporti në Shkodër, vazhdon të mbahet fort me këtë kampion, që për herë të tretë e sjell titullin në qytetin tonë.

Pas një gare të fortë, në fazën finale që zgjati nga 17 deri 23 tetor 2020, Franc Ashiku arriti të mbledhë 5.5 pikë duke u renditur i pari.

Urime për titullin e tretë radhazi!

Suksese kampion!”