Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi ka uruar klubin e Vllaznisë për femra të cilat ditën e sotme kanë siguruar kualifikimin historik për në fazën e grupeve të Champiosn Leagues.

Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës në rrjetet sociale ka publikuar një video nga festa e vajzave kuqeblu të cilat janë bërë skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në këtë kompeticion madhështor.

“#Historike ? Shkodra dhe Vllaznia shkruajnë historinë si gjithmonë.

Bravo vajzave që arrijnë që për herë të parë të kalojnë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës.

#vllaznia. Bravo vajzave të Shkodrës”, shkroi Voltana Ademi.

Vllaznia arriti që të pozicionohet e para në grupin eliminator duke siguruar kualifikimin pas barazimit 1-1 ndaj kampioneve të Lituanisë, Gintra.

Goli i Megi Doçit nga pika e bardhë e penalltisë i dha të drejtë shkodraneve për të festuar, pasi deri në minutën e 78-të ishin të eliminuara.