Pervjetori i 85-te i lindjes se mjeshtrit te basketbollit shkodran e shqiptar Renato Radoja ka mbledhur diten e sotme ne Shkoder disa nga emrat e shquar te ketij sporti. Perpos ish-basketbollisteve te Vllaznise, kane qene te pranishem edhe te tjere nga Tirana dhe te gjithe sebashku mesditen e sotme kane drekuar duke i uruar edhe ditelindjen legjendes se basketbollit.

Por nderkohe, perpara saj ka qene kryebashkiaku Benet Beci i cili ka rezervuar nje pritje te veçante per Radojen dhe miqte e tij. Ka qene vete numri 1 i Bashkise Shkoder i cili e ka bere urimin edhe ne faqen e tij kur shkruan:

“Një legjendë e gjallë e basketbollit shkodran dhe atij shqiptar. Mes shumë sportistëve e miqve të nderuar pata kënaqësinë ta uroja Renato Radojën për 85-vjetorin e lindjes.

Të gjithë e njohin dhe e vlerësojnë kontributin e çmuar të tij në basketbollin shqiptar. Edhe 100 vite mjeshtër!”