Titulli i 25-te kampion i Vllaznise ne boks nuk ka kaluar pa marre vemendjen e duhur edhe te kryebashkiakut te Shkodres Benet Beci. Diten e sotme ai i ka rezervuar nje pritje te veçante te gjithe pjestareve te ketij ekipi.

Nderkohe permes nje postimi ne faqen e tij, numri 1 i Bashkise se kryeqendres te Veriut shkruan keto fjale ne lidhje me pritjen e rezervuar diten e sotme per keta kampione:

“Prita sot boksierët tanë kampionë dhe trajnerin e Vllaznisë, Zef Gjoni, pas suksesit të arritur pak ditë më parë, duke i dhuruar Shkodrës titullin e 25-të kampion.

I garantova sportistët dhe drejtuesit e boksit në Shkodër se dera e bashkisë Shkodër do të jetë përherë e hapur dhe do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportistëve elitarë të Shkodrës”- shkruan Beci.

Ne fakt, kryebashkiaku ka nje merite sepse me nderhyrjen e tij beri te mundur pjesmarrjen e plote te ekipit te Vllaznise ne kete kampionat, nga i cili erdhi edhe titulli i 25-te kampion i Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/