Suksesi i Vllaznise se futbollit te femrave qe pak dite me pare fitoi titullin e 11-te kampion rradhazi ka marre vemendjen edhe te kryebashkiakut te Shkodres Benet Beci. Ai perpos urimit te shpalljes kampion diten e ndeshjes me Apolonise, sot u ka rezervuar nje pritje te veçante te gjithe pjestareve te saj.
Pritja eshte bere ne zyren e tij dhe te pranishem kane qene presidenti Lazer Matija, stafi teknik dhe te gjitha futbollistet qe i dhuruan Shkodres nje tjeter trofe te rendesishem.
“Mirënjohje për ekipin e futbollit të femrave të Vllaznisë për fitoren e tyre të 11-të rradhazi në kampionatin e futbollit shqiptar! Kryetari i Bashkisë, Z. Beci, ka mirepritur vajzat në zyrën e tij, duke i uruar për këtë arritje të shkëlqyer.
Ky sukses është një rezultat i punës së palodhur dhe talentit të tyre të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit. Futbolli femëror po bën hapa të mëdha në Shqipëri dhe Vllaznia është një shembull frymëzues për të gjithë!”- shkruhet ne faqen e ketij institucioni.