Tifozet “Vllaznit Ultras” kane munguar ne ndeshjen e sotme ndaj Bylisit ne tribunen e tyre te zakonshme- C5, si rrjedhoje e vendimit te drejtuesve te klubit per te mos e hapur fare kete tribune. Nje vendim qe ka sjelle irritimin e ketij grupimi i cili gjithsesi sot ka hyre vetem 5 minuta ne fillimin e ndeshjes ne tribunen D dhe pasi ka dhene disa mesazhe, e ka braktisur stadiumin ne shenje proteste.

Por ne lidhje me gjithe kete rremuje te krijuar, ka reaguar edhe kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci i cili permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare eshte shprehur:

“Tifozët janë zemra e Vllaznisë

Bashkia Shkodër, po ndjek nga afër shqetësimin e ngritur nga tifozeria “Vllaznit Ultras” , të cilët nuk janë lejuar të ndjekin ndeshjen Vllaznia – Bylis, në tribunën e tyre nga KF Vllaznia, që bën edhe menaxhimin e ndeshjeve të ekipit.

Bashkia Shkodër, me tagrin që i jep ligji, por edhe përballë ndjeshmërisë ndaj tifozerisë shkodrane që ka qënë përherë shembull dhe motiv për ekipin, është në kontakt me klubin për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Vllaznia pa tifozët humbet dinjitetin dhe atë çfarë përfaqëson prej një shekulli. Jemi pranë tifozëve të zjarrtë të Vllaznisë për t’i dhënë atë çfarë ato kërkojnë për ngjyrat kuqeblu”