Vllaznia e volejbollit te femrave pritet te nise fazen e dyte te kampionatit dhe me nderhyrjet e fundit ne merkato duket se do te synoje te beje paraqitje me te mira se ne fazen e pare.

Nderkohe paraditen e sotme i gjithe ekipi ka patur nje takim edhe me kryetarin e Bashkise Shkoder, z. Benet Beci. Ka qene ky i fundit qe permes faqes se tij zyrtare ka sqaruar diçka me teper nga ky takim:

“Me ekipin e vajzave të Vllaznisë në volejboll, në prag të rinisjes së kampionatit. I urova suksese vajzave dhe stafit teknik për këtë fazë deçizive të sezonit dhe i garantova për mbështetjen që bashkia Shkodër ka për sportin”.

Ne fakt, nderhyrja e Bashkise Shkoder erdhi ne kohen e duhur sepse ekipi i volejbollit te femrave te Vllaznise pati jo pak probleme per vazhdimesine dhe duket se ato tashme jo vetem jane lene pas, por po shikohet mundesia per te bere edhe me mire./SHKODRA-SPORT.COM/