Tonet e ashpra te trajnerit te Vllaznise Zef Gjoni diten e diele pas shpalljes se ekipit te boksit per te 26-ten here kampion i vendit, jane lene pas dhe diten e djeshme ka qene vete kryebashkiaku Benet Beci qe do t’i bente nje vizite ketij ekipi ne palestren e tij per ta uruar per kete sukses te rradhes.
Gjoni ishte shume i ashper ne deklaraten e tij sepse asnje pjestar i Bashkise Shkoder nuk ishte i pranishem ne ceremonine e kurorezimit te Vllaznise kampione dhe njekohesisht ne momentin e lenies se sportit te boksierit Nelson Hysa. Por duket se tashme kjo gje ka kaluar dhe kjo vertetohet me viziten e numrit 1 te ketij institucioni ne palestren e ekipit.
Ka qene vete kryebashkiaku Beci qe paraditen e sotme permes nje postimi ne rrjetet sociale ka deklaruar se sporti i boksit ne te ardhmen do te jete edhe me lart, me ndihmen e presidences se re, por edhe te institucionit qe ai drejton.
“E pranova ftesën nga ekipi i boksit dhe trajneri Zef Gjoni, për t’i uruar për titullin kampion që rri në Shkodër për të 26-ën herë.
Tashmë me presidencën e re të ekipit dhe me ndihmën e vazhdueshme të Bashkisë Shkodër, sporti i boksit do të jetë në një tjetër nivel edhe në arenën ndërkombëtare”- shkruan Beci./www.shkodrasport.com/