Bashkia Puke po mundohet te beje me te miren per te mbajtur ne kembe dhe me pretendime ekipin e futbollit te Terbunit, pavaresisht se kjo nuk eshte aspak e lehte per vete buxhetin dhe te ardhurat qe ka ajo. Pikerisht, nisur edhe nga kjo, mesohet se drejtuesit e ketij institucioni kane vendosur qe shume shpejt ta nxjerrin ne shitje kete klub.

Nje gje te tille, e ka bere te ditur ne nje prononcim per mediat vete kryebashkiaku Rrok Dodaj, njekohesisht edhe president i klubit aktualisht. Ai ka patur ditet e fundit edhe nje takim me nje grup biznenmenesh pukjane te cileve ua ka bere te ditur nje gje te tille.

“Ekipit i duhet ndihma e tyre se të vetëm e kemi të vështirë, nëse duam ta çojmë ekipin më lart. U thashë se janë të mirëpritur nëse duan aksione te Tërbuni.

Së shpejti do të mbledhim Këshillin Bashkiak për të biseduar mbi shitjen e klubit. E gjithë kjo bëhet me dëshirën e mirë që ekipi të ngjitet ku i takon, në Kategorinë e Parë dhe pse jo më pas në Superiore”- eshte shprehur kryebashkiaku Dodaj.

Terbuni e ka nisur jo keq kampionatin teksa ne tre ndeshjet e para te tij ka arritur te marre dy barazime ndaj Ilirise dhe Adriatikut si dhe nje fitore kunder Basanias. Me 5 pike te grumbulluara, pukjanet ndodhet ne gjashteshen e pare te renditjes, megjithate synimet jane per te bere edhe me mire ne te ardhmen./www.shkodrasport.com/