Kampionati i kategorise se dyte eshte nderprere per shkak te ndeshjeve te ekipeve tona kombetare dhe kjo u ka dhene mundesine te gjithe ekipeve te sterviten me mire gjate ketyre diteve. Keshtu ka bere edhe ekipi i Terbunit, i cili duket i motivuar per t’i bere nje mbyllje ashtu si duhet kampionatit.
Kur kane mbetur edhe 5 ndeshje deri ne fund te tij, pukjanet duken te favorizuar nga kalendari sepse tre ndeshje do t’i luajne ne shtepi, pikerisht ndaj Murlanit, Sopotit e Veleçikut ndersa dy ne transferte ndaj Beselidhjes dhe Adriatikut.
Skuadra e Terbunit duket se nuk ka hequr dore nga pretendimet e saj dhe per kete arsye, kryebashkiaku Rrok Dodaj qe eshte njekohesisht president i klubit, ka shpalosur edhe objektivat per keto pese ballafaqime te fundit kur per mediat eshte shprehur:
“Pas barazimit me Ilirine, Terbuni u shperblye me tre pike ndaj Naftetarit dhe per kete i pergezoj lojtaret. Per barazimin me fushe- krujasit nuk di te jape nje shpjegim. Nuk e kam kuptuar si erdhi, por duhet te shohim perpara.
Na kane mbetur edhe pese ndeshje deri ne fund dhe u kam kerkuar lojtareve dhe trajnerit te bejne maksimumin per te marre 15 piket, por do te jem i kenaqur edhe me 13 te tilla dhe me pas te mendojme per fazen play-off. Objektivi i Terbunit ka qene vendi i pare ose i dyte dhe ecuria e deritanishme e tij me ka zhgenjyr, por kam besim se ate do ta arrijme permes ndeshjeve te fazes play-off”./www.shkodrasport.com/