Pas javes se kaluar qe e pati pushim ne kalendar, Terbuni do te rikthehet te luaje kete fundjave ne kampionat, madje ne nje sfide shume delikate siç eshte ajo ndaj Valbones pretendente. Ky takim do te luhet diten e shtune ne ora 13:30 ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes.
Pavaresisht veshtiresise qe ofron ky ballafaqim, ne kampin pukjan ka shume besim se do ia dalin ta fitojne kete ndeshje dhe ne rradhet e futbollisteve verehet nje optimizem.
Nderkohe per kete takim eshte prononcuar per mediat edhe kryebashkiaku- president Rrok Dodaj i cili eshte shprehur ne kete menyre ne prag te tij: “Une jam i kenaqur me ekipin qe e nisi fazen e dyte me fitore duke mundur ne ndeshjen e pare ekipin e Gramshit.
Shpresoj qe edhe ne vazhdim lojtaret te dalin ne lojen e tyre dhe te jene te kujdesshem. Valbona eshte nje kundershtar i forte sepse ka nje grup lojtaresh cilesore, prandaj duhet te punojme fort per te dale me sukses edhe nga ky takim.
Te mundohemi te shenojme shpejt dhe te bejme çmos qe te mos biem pre e provokimeve. Valbona eshte e mirepritur ne Puke, nderkohe u bej thirrje tifozeve te jene sa me te shumte ne ekip per te mbeshtetur ekipin e Terbunit”./SHKODRA-SPORT.COM/