Sipas klubit të Egnatias aktori kryesor për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Pukë pas ndeshjes me Tërbunin, është kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj.
Sipas klubit rrogozhinas, Gjonaj nuk e ndaloi dhunën, por u bë edhe vetë pjesë e saj dhe për këtë arsye ai është shpallur “non grata” në qytetin e Rrogozhinës.
Reagimi i klubit të Egnatias:
“Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Pukë ka një “aktor” ai është kryetari i Bashkisë Gjon Gjonaj.
Si ka mundësi qytetari i parë i Pukës nuk tenton të ndaloj dhunën e nisur por vazhdon bëhet pjesë e saj duke tentuar të godasë mjekun Gëzim Bibaj dhe kërcënuar pjesën tjetër të lojtarëve dhe stafin drejtues.
Nga sot Gjon Gjonaj është shpallur “non grata” në qytetin e Rrogozhinës qe e ka pritur si mik duke e respektuar para edhe pas çdo ndeshje ndërsa ai i pret duke kërcënuar e dhunuar stafin e Egnatias.”