Vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit të kategorisë së parë në Futboll, kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj është njohur me ekipit e këtij sezoni si dhe prezantoi trajnerët e moshave që tashmë do të paguhen nga buxheti i Bashkisë Mat që nga Janari i vitit të ardhshëm.

Malaj falenderoi stafin teknik por edhe lojtarët të cilët kanë treguar kualitet në miqësoret e zhvilluara deri tani si dhe kërkoi prej tyre që të japin më të mirën pasi objektivi i këtij sezoni është që Burreli të ngjitet në superligë.

Ky padyshim qe eshte “presion” qe i behet trajnerit Samuel Nikaj per ta arritur kete objektiv dhe kuptohet qe kryebashkiaku ka te drejte ngaqe ia ka plotesuar te gjitha kerkesat qe ai ka patur per merkaton duke sjelle tek Burreli lojtare cilesore.

Administratori i Klubit të Futbollit Burreli, Bajram Ballabani falenderoi kryebashkiakun Malaj për mbështetjen e dhënë ndaj ekipit që vitin e kaluar.

Duke iu përgjigjur kërkesës së administratorit Ballabani, Malaj tha se ka projekt për fushën e stërvitjes që do të bëhet me bushetin e vitit të ardhshëm.