Ndeshja e fundjaves se kaluar ne Puke ne mes Terbunit vendas dhe Veleçikut qe u mbyll me fitoren e pukjaneve me shifrat 1-0, fale golit te shenuar me 11-metersh nga Kaçubela, eshte shoqeruar me polemika nga kampi koplikas sa i takon arbitrimit te saj.
Por ne lidhje me kete teme ka reaguar kryetari i Bashkise Puke, njekohesisht edhe presidenti i Terbunit Rrok Dodaj qe per mediat eshte shprehur ne kete menyre:
“Ndeshja mes Terbunit dhe Veleçikut eshte zhvilluar e qete dhe pa tension. Me vjen keq qe drejtuesit koplikas kane thene te kunderten ne prononcimet e tyre per mediat. Ndeshja u mbyll pa probleme per te dy ekipet. Do te ishte mire qe nese miqte kishin pretendime, ato t’i kishin thene ne prani te delegatit, gjyqtareve dhe vezhguesit te ndeshjes ne perfundim te saj, pa zgjedhur ta thone kete gje vetem per mediat.
Une si president i ketij ekipi e njoh mire futbollin, per me teper qe dikur kam qene vete futbollist. Ndeshja ka qene fair-play, gjykimi korrekt. Pas daljes se nje lojtari mik me karton te kuq, gjerat ndryshuan dhe akuzat rane mbi arbitrin kryesor. Kjo na eshte dukur e padrejte”- eshte shprehur Dodaj.
Kryebashkiaku- president i Terbunit ka folur edhe per ndeshjen e ardhshme me Beselidhjen qe do te luhet kete fundjave ne Lezhe, per te cilen ka thene: “U kerkoj lojtareve ta vleresojne ne maksimum kundershtarin. Te hyjne ne fushe per nje rezultat pozitiv sepse vetem keshtu do te mund te arrijme objektivin tone”./www.shkodrasport.com/