Terbuni i Pukes e mbylli sezonin 2023-2024 pa e arritur dot objektivin sepse u eliminua ne gjysmefinalen e play-off ndaj ekipit te Terbunit. Megjithate ne rradhet e kesaj skuadre deri diku jane te kenaqur me ecurine qe kane patur, duke ditur se sezonin e nisem me jo pak probleme.

Pikerisht per kete arsye, kryebashkiaku- president Rrok Dodaj, ne nje prononcim te dhene per mediat eshte shprehur se tek Terbuni do te kete nje analize te hollesishme te sezonit qe sapo u mbyll dhe nga ana tjeter, puna per sezonin e ri do te nise menjehere. Ja deklarata e bere nga numri 1 i klubit Terbuni:

“Pertej veshtiresive te fillimit, problematikave te mbartura dhe gjithçka tjeter qe ka ndikuar ne krijimin e nje klime aspak te mire ne fillimin e sezonit 2023-2024, ne do t’i nenshtrohemi nje analize te mirefillte dhe te detajuar.

Kete do ta bejme per te nxjerre mesimet e dobishme per sezonin e ardhshem. Terbuni ka nje histori dhe si e tille do te analizojme me profesionalizem ecurine dhe treguesit, duke iu shmangur gjykimeve me sfond propagantistik, sigurisht duke nxjerre shkaqet dhe duke mos anashkaluar pergjegjesite.

Nderkohe dua te falenderoj djemte per gjithçka dhane ne fushen e lojes sepse gjate gjithe sezonit na dhuruan emocione te bukura me ndeshje dinjitoze dhe futboll cilesor. Terbuni ka deshmuar fair-play dhe luajti deri ne fund per te arritur synimin qe kishte. Ndryshe nga viti i kaluar, kete here puna per sezonin e ri do te nise menjehere. Dua te falenderoj edhe tifozet per mbeshtetjen dhe perkrahjen e vazhdueshme qe kane dhene skuadres”./www.shkodrasport.com/