Bashkia Shkoder ka nder mend te investoje ne infrastrukturen sportive ne kater vitet e ardhshme. Perpos salles se re sportive per lojerat me dore qe do te ndertohet ne oborrin e shkolles “Salo Halili”, nje investim tjeter i rendesishem eshte ai per ministadiumin e ri.
Behet fjale per ate qe do te ndertohet ne Postribe. Toka eshte ne pronesi te Bashkise dhe tashme po punohet per gjetjen e fondeve. Nje pjese do te mbulohet nga ky institucion, ndersa pjesa tjeter pritet te investohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Dhe ne fakt ky projekt nuk ka nisur tashme ne periudhen e fushates elektorale. Ai ka kohe qe eshte premtuar nga kryebashkiaku aktual Spahia, pikerisht qe ne pritjen e bere prej tij per ekipin e futbollit te femrave te Vllaznise per suksesin e tij ne Champions League.
Gjate kesaj periudhe, ka vijuar puna per hartimin e projektit, nderkohe qe disa here edhe perfaqesues te Federates kane qene ne Postribe duke shikuar ambjentin dhe gjitha detajet e tjera te ketij investimi. Me rizgjedhjen e mundshme te tij ne kete post, z. Spahia dhe administrata e tij pritet ta çojne deri ne fund kete projekt.
Padyshim qe ndertimi i nje ministadiumi te ri do te ishte diçka pozitive per Shkodres, por qe sigurisht nuk mjafton sepse ky qytet ka nevoje edhe per terrene te tjera sportive, por e rendesishme eshte qe te filloje ndryshimi./SHKODRA-SPORT.COM/