Suksesi i Vllaznia U17 ne turneun e organizuar ditet e fundit ne Siçili te Italise, nuk ka kaluar pa marre edhe vemendjen e drejtuesve te pushtetit lokal te Shkodres. Per kete arsye, kryebashkiaku Bardh Spahia u ka rezervuar nje pritje te veçante ne zyren e ketij ekipi menjehere pas kthimit te tij nga ky turne.

Si rrjedhoje numri 1 i Bashkise ka gjetur kohen dhe mundesine per t’i pergezuar per kete sukses te arritur dhe njekoheissht duke u kerkuar lojtareve dhe stafit teknik te vazhdojne kete rruge edhe ne te ardhmen, per t’i sjelle ketij qyteti edhe te tjera trofe.

Ja çfare shkruan kryebashkiaku Spahia ne postimin e tij per kete pritje te rezervuar ekipit Vllaznia U17:

“Janë një brez i talentuar dhe premtues për të ardhmen e futbollit shkodran. Djemtë e Vllaznia U-17 që po bëjnë një paraqitje dinjitoze në kampionat dhe Kupë, na nderuan edhe në aktivitetin ndërkombëtar që u zhvillua në Itali ku fituan turneun e të rinjve.

Pata kënaqësinë t’i uroj nga afër djemtë dhe stafin teknik për këtë sukses në “Tornei Giovanili Sicilia” ku morën pjesë 167 skuadra nga e gjithë Evropa dhe arritën të shpallën fitues. Të rinjtë dhe sportet në tërësi do të kenë gjithmonë mbështetjen time dhe të Bashkisë Shkodër, pasi sporti mbetet krenari e Shkodrës”.