Nga Namik MEHMETI
Italianet pa dyshim qe te gjithe vemendjen dhe interesimin e kishin drejtuar drejt Teatrit “ARISTON” ne “Sanremo 2020” ku zhvillohej finalja e Festivalit te 70-te te kenges italiane. Sigurisht qe ky eveniment nuk e la ne hije “calcio” te Seria A, aq me teper 90′ e ndeshjes Verona -Juventus, qe perkonin me orarin e finales se Sanremos.
Stadiumi “M.Bentegodi” ndonese jo me kapacitetin e tij maksimal te tifozerise veroneze, edhe 10.733 te pranishmit mjaftuan per t’i dhene mbeshtetje ekipit te tyre ndaj nje legjende italiane siç eshte Juventesi. Por kur gjyqtari Massa kish vershellyer perfundimin e ndeshjes me fitoren e Verones 2-1, edhe Sanremo ka heshtur per nje minute kur prezantuesi i saj famoz Amadamus, tifoz i Interit, ne kuintat pas Festivalit, i ka uruar veronezet per kete sherbim qe i bene Interit.
Kristiano Renaldo me te dashuren e tij Georgina qe jo me shume se tre nete me pare ishin ne vemendjen e duartrokitjet e spektatoreve te Sanremos, kishin udhetuar per ne Verona me mbresat e Festivalit, nuk do t’i kishte shkuar ndermend se ashtu siç i terhoqi per vehte e ftuara nga Shqiperia prezantuesja Alketa Vejsiu qe fitoi admirimin e italianeve per kater minuta, nje tjeter shqiptar ne Verona do te behej makthi i Ronaldos dhe i gjithe Juventusit.
E ky ishte 20 vjeçari Marash Kumbulla qe ka terhjekur vemendjen e specialisteve jo vetem ne Itali, por edhe ne Angli, Gjermani, France etj, sidomos edhe ne merkaton dimerore, qe ka pushtuar faqet e shtypit sportiv italian, kjo as qe nuk diskutohet.
Por te dielen e 9 shkurtit faqet e shtypit sportiv i kishte pushtuar 20 vjecari me origjine nga Shkodra Marash Kumbulla ne rolin e mbrojtesit. Shtatelarti Kumbulla jo vetem qe shfaqi afetesite e tij duke lene ne hije Dybalen, por me rreshtimin ne krah te Rrahmanit e Gynter, u be e mundur te largohet kokeulur Higuain, e pas golit te tij, edhe Ronaldo ra ne daren e kesaj tresheje.
Por ajo qe manifestoi Kumbulla ne kete ndeshje zemre dhe qe i veshi vehtes kostumin e nje futbollisti europian, ishte aftesia e tij per te goditur porten kundershtare. Kercimet e tij pas harkimit te topave nga shoket e tij, jane te spikatura dhe shfaqin vlerat e nje futbollisti qe guxon te kercenoje me goditjet me koke jo vetem porten e Juventusit, por edhe te skuadrave te tjera.
Pas barazimit te lojes nga Borini, Verona synoi dhe sakrifikoi me zemer per fitoren. Nese VAR anullimin e golit te Kumbulles ne pjesen e pare, ku kercimi i tij elegant po aq sa goditja duke i treguar numrin mbrojtjes juventine, e gjeti te pavlefshem per pozicion jashte loje jo me centrimetra por me milimetra, ne perpjekjen e tij te dyte, ne dyluftim me Bonuçin doli fitues.
Nese topin nuk do ta kishte ndalur dora e Bonucit, goli do te kishte firmen e Kumbulles. Por siç thote ai vete, goli eshte i te gjthe skuadres. Dhe Pazzini nuk i tradheton shoket kur mposht portierin juventin me mjeshtrine e pervojen e tij. Pra kryefjala mbetet Marash Kumbulla.
Gazeta me e madhe sportive ne Itali “La gazzetta dello Sport” e vlereson pa hezitim me noten maksimale 7.5, aq sa lojtari me mire Arabat dhe trajneri Juriç. Dhe komenti perbri kesaj note eshte: “CFARE BENIT JU KUR ISHIT 20 VJEC? KUMBULLA I SHENON GOL JUVENTUSIT, MERR NE DYLUFTIM SI BURRI ME BURRE DOUGLAS, NDAL DYBALA DHE FITON NJE 11METERSH DUKE FITUAR 2-1”.
Dhe duke ripare transmentimet e perseritura nga SKY apo nepermjet internetit, keto karakteristika te afirmuara nga Kumbulla qe i kemi pare nga mbrojtes si Van Dijk etj., Kombetarja Shqiptare po fiton nje mbrojtes te niveleve europiane me nje te ardhme edhe me te shkelqyer, ndaj ai sot eshte nen veshtrimin e specialisteve te skuadrave me ne ze ne Europe si Inter, Celsi, M.Junajted e Siti, Borusia e Dortmundit e tjere.
Dhe padyshim qe trajneri kroat Juriç ka meriten e madhe se i besoi te ardhmes se Kumbulles pa tradhetuar vehten e tij dhe shperblimin me te mire qe futbollisti shqiptar po i jep atij dhe Verones.
Firenze 9.02.2020