Një nga premtimet e kryeministrit Berisha në mitingun e së hënës ka qenë edhe ai I ndërtimit të plotë të stadiumit “Loro Boriçi”. Nëse në konferencën e shtypit me gazetarët po atë ditë, I pyetur nga ata për këtë çështje, numri 1 I ekzekutivit shqiptar nuk diti të kthente një përgjigje të saktë se nuk e njihte mirë situatën, krejt ndryshe ka qenë deklarata e tij atë pasdite në mitingun e madh. Kuptohet, pasi është konsultuar me njërëzit e tij në Shkodër, ka thënë: “Unë premtoj në emër të qeverisë shqiptare se në katër vitet e ardhshme, krahas ndërtimit të rrugës Lezhë- Shkodër me katër korsi, do të ndërtojmë edhe stadiumin dhe do të keni një Vllazni në vendet e para të renditjes”.
Në këtë mënyrë, tashmë duhet të shohim nëse vërtetë politika do të mendojë për sportin apo jo. Premtimet po bëhen në këtë fushatë dhe sportdashësit shkodranë po presin me dëshirë të madhe mbajtjen e tyre sepse Shkodrës I duhet një stadium bashkëkohor.