Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për herë të parë mbrëmë rreth çështjes së një kandidimi të mundshëm të deputetit socialist Bashkim Fino, për postin e presidentit të FSHF-së. Disa javë më parë, kreu aktual i FSHF-së, Armand Duka, ishte shprehur se nëse Fino kandidonte, duhej ta bënte nga selia e Partisë Socialiste. “Vëllai im te Partizani? Kjo është e drejtë e tij. Unë nuk jam ndonjë tifoz i skuadrave të kampionatit shqiptar.

Nuk e ndjek fare atë. Nuk është e mirë kjo që them, por kështu është. Kjo është gjithçka. Gara për president në FSHF? Gjithkush është i lirë të kandidojë për gjithçka. Nuk jam këtu për të ndaluar për çfarëdo gjëje. A është Fino? Gjithkush ka të drejtën e tij, unë nuk ndërhyj në zgjedhjet e FSHF-së. Por di që Flamurtarit i kanë ngrënë disa pikë pa të drejtë”, tha Rama në një intervistë të dhënë për “Top Channel”.