Është momenti i shqiptarëve në futboll dhe kjo gjë vihet re dhe nga interesi që talentët shqiptarë kanë për tu bashkuar me Kombëtaren kuqezi së fundmi.

Talentë nga Kosova, Ilirida, Malësia, Çamëria e Diaspora kanë veshur gjithmonë fanelën kuqezi duke marrë shtetësinë shqiptare edhe nëse ata kanë luajtur për përfaqësuese të tjera më parë.

Por tashmë talentët do ta kenë më të lehtë marrjen e shtetësisë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, kryeministri Edi Rama njofton se futbollistët mund të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18-vjeçare.

“#KrenarpërShqipërinë

Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, shkruan kryeministri Rama.

Një lajm mjaft i mirë ky, që i jep mundësi trajnerit Sylvinho që të afrojë në Kombëtare më shumë lojtarë të talentuar.