Inisiativa e Qeverise shqiptare per te ndertuar stadiume te reja pas atij te Elbasanit, Shkodres dhe “Air Albania” do te vazhdoje edhe ne vijim. Pak minuta me pare ka qene vete kryeministri i vendit Edi Rama qe e ka publikuar nje lajm te tille duke dhene edhe pak detaje per qytetet se ku do te ndertohen.
“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Plus tyre do te jete edhe “Selman Stermasi”- shkruan numri 1 i Qeverise shqiptare ne nje postim ne faqen e tij.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se per keto tre stadiume do te aplikohet gare nderkombetare, me shume siguri per projektin. Krejt ndryshe nga stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodres qe u ndertua me nje projekt qe pati shume kontestime.
E rendesishme mbi te gjitha eshte qe investimet per sportin do te vijojne dhe ndertimi edhe i ketyre tre stadiumeve ne Rajone te ndryshme te vendit, e ben edhe me interesant futbollin shqiptar sepse neser a pasneser mund te marre persiper edhe organizimin e eventeve te rendesishme nderkombetare./SHKODRA-SPORT.COM/