Premtimi i dy javëve më parë gjatë vizitës në Shkodër i kryeministrimit Edi Rama për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, nuk ka mbetur me aq. Ndonëse shumëkush mendoi se ishte politike, numri 1 i Qeverisë e ka përsëritur këtë premtim edhe sot pikërisht gjatë konferencës për shtyp të dhënë në lidhje me reagimin e vendimit të UEFA-s për dhënien e fitores Serbisë.

Ndër të tjera, Rama ka thënë: “Ju premtoj se më 11 tetor 2015, ndeshja Shqipëri- Serbi do të zhvillohet në stadiumin olimpik “Loro Boriçi” të Shkodrës i cili pas rikonstruksionit do të ketë plot 20 mijë vende”. Ky është një lajm i shkëlqyer që vjen pas atij lajmi të trishtuar që na dha UEFA për kombëtaren tonë. Ajo çfarë pritet është miratimi i fondit që duhet për këtë rikonstruksion dhe gatishmëria e Bashkisë Shkodër për të bashkëpunuar me Qeverinë për ta konkretizuar këtë projekt madhështor.
© shkodrasport.com