Ndeshja mes Paris SG dhe Lyon është padyshim sfida më e madhe në këtë fundjavë të kampionatit francez. Vendasit do të futen në këtë ndeshje me një rekord perfekt, në saj të pikëve të plota, ndërsa Lyon mund të ngjitet në vendin e dytë nëse bën mrekullinë duke fituar në Paris.
“Les Parisiens” nuk njohin pengesa në këtë sezon, ku kanë fituar tetë ndeshje nga tetë gjithsej me 27 gola të shënuar dhe vetëm gjashtë të pësuar. PSG ka shënuar mesatarisht 3.3 gola për ndeshje.
Ndërkohë, Lyon është në vendin e pestë me 14 pikë, por forma e tyre ka njohur rritje pasi kanë humbur vetëm dy nga dhjetë ndeshjet zyrtare që kanë luajtur në këtë sezon, teksa nuk humbasin prej gjashtë ndeshjesh (3 fitore, 3 barazime).
Të dy këto ekipe përfaqësuan Ligue 1 në Champions League në fillim të kësaj jave. PSG fitoi 6-1 ndaj Crvena Zvezda, ndërsa Lyon përmbysi dy gola disavantazh ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjen e barazuar 2-2.
PSG ka fituar tetë dhe humbur dy nga dhjetë ndeshjet e fundit kundër Lyon. Lyon ka fituar përballjen e fundit, 2-1 në janar 2018.
Neymar vjen nga një moment forme shumë i mirë dhe me tre golat ndaj Crvena Zvezda mund të krenohet me faktin se ka shënuar 10 gola në 9 nëntë ndeshje zyrtare gjatë këtij sezoni.
Nga ana tjetër, Lyon mund të bazohet te Moussa Dembele, autor i tre golave në tre ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë.
PSG ka shënuar mbi 2.5 gola në të gjitha ndeshjet e tyre në këtë edicion të La Liga. Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit mes Paris dhe Lyon kanë shënuar të dyja ekipet.
Lyon ka shënuar golin e parë në tre nga pesë ndeshjet e fundit kundër Paris SG dhe ka fituar dy nga këto sfida.