Besa-Bylis, kryendeshja e Grupit B dhe e Kategorisë së Parë për këtë javë duket se do të gjykohet nga një arbitër i FIFA-s dhe me eksperiencë. Ka qenë vetë FSHF-ja që e ka marrë një nismë të tillë, në mënyrë që të mos ketë aludime nga kubet apo dhe kontestime për të vlerësuar edhe synimet e dy skuadrave këtë sezon.
Madje, nga sa bëhet e ditur, nuk është çudi që tre arbitrat e FIFA-s të jenë në Kavajë dhe shorti të hidhet pak minuta para ndeshjes, ndoshta që takimi mund të gjykohet edhe me 6 arbitra si sfidat delikate të Superiores, me tre arbitra në fushë dhe dy pas porte.
Bylisi dhe Besa luftojnë këtë sezon për Superioren, me ballshiotët që janë kryesues dhe në vend të parë me 3pikë më shumë se Besa e vendit të dytë.