Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla u nda nga jeta këtë të Shtunë në Dibër teksa kishte shkuar për të parë ndeshjen e futbollit mes Korabit të peshkopisë dhe Egnatias së Rrogozhinës ndeshje e vlefshme për kategorinë e parë të futbollit.
Mësohet se Memolla ka ndjekur pjesën e parë të takimit e më pas ka dalë sëbashku me kryetarin e Dibrës, Dionis Imeraj për të pirë një kafe pasi nuk ndjehej mirë.
Dhe pasi ka konsomuar kafenë, Memolla është nisur për tu rikthyer sërisht në stadium, por ka pësuar një infarkt, duke u rrëzuar në tokë.
Edhe pse ai u transportua me urgjencë në spitalin Rajonal të Dibrës, nuk arriti të shpëtojë.52 vjeçari Haxhi Memolla ishte Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë që nga 30 Qershori i vitit të kaluar.