Fitorja e madhe ndaj Vllaznisë javën e kaluar e ka bërë kryetarin e Bashkisë Shijak Ardian Kokomani të “shpërblejë” lojtarët e Erzenit për triumfin 2-0 ndaj kryesuesve të grupit A të Kategorisë së Parë Vllaznisë.

Skuadra dhe stafi teknik drekuan sot me rastin e fitores që hapi garën për t’u ngjitur sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Lajmin e ka dhënë vetë klubi shijakas në faqen e tij zyrtare.

“Me rastin e fitores, Kryetari i Bashkisë ka shtruar dhe një drekë për ekipin ditën e sotme. Ccunat treguan se cfarë meritojnë dhe shpresojmë që kjo frym pozitive dhe kjo harmoni t’i shoqerojë deri në fund”.

Marrëdheniet e mira midis bashkisë dhe klubit shijakas po përforcohen me synimin që të motivojnë skuadrën për të realizuar ëndrrën e ngjitjes në elitën e fnutbollit shqiptar./newsport/