Ne morine e urimeve per ditelindjen e 106-te te Vllaznise eshte perfshire edhe kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Edmond Ndou. Ai njihet si nje tifoz i zjarrte kuqeblu dhe shikohet shpesh ne stadiumet tona duke mbeshtetur ekipin e tij te zemres dhe si rrjedhoje ne kete dite te shenuar, nuk mund te mungonin edhe disa fjale zemre prej tij.

“Urime 106-vjetorin e themelimit, KF Vllaznia!


Klubi i zemrave tona, krenaria e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë! Me histori, traditë dhe pasion, Vllaznia ka qenë dhe do të mbetet një simbol i futbollit shqiptar. Nga brezi në brez, me përkushtim dhe dashuri për këtë fanellë, janë dhuruar emocione të paharrueshme dhe klubi Vllaznia ka rritur legjenda që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

Nderime përjetë atyre që i dhuruan aq shumë kësaj fanelle dhe sot nuk jetojnë më, si dhe të gjithë atyre që vazhdojnë këtë kontribut, ta bëjnë duke patur këto modele si frymëzim!

Le të vazhdojmë të mbështesim ekipin tonë, duke qëndruar gjithmonë krenarë për këtë histori të lavdishme. Shpresojmë që ky 106-vjetor të jetë viti i Vllaznisë dhe ta festojmë me titullin kampion