Dita e sotme eshte e veçante per kryetifozin e Vllaznise, te mirenjohurin Astrit (Tuti) Rrahmani. Ai feston 56 vjetorin e lindjes se tij por edhe ne kete dite te veçante, mendjen serish e ka tek skuadra e zemres.
Vete ai permes nje postimi ne profilin e tij ne facebook shkruan: “Pershendetje shoke e miq, sot eshte dite e shenuar per mua. Faleminderit shume per urimet, faleminderit edhe ekipit te zemres Vllaznia qe ma gezoi zemren dje me fitore”.
Ky eshte pra tifozi i Vllaznise, ai qe e lidh jeten e tij me skuadren e zemres dhe ngjyrat kuqeblu. Pavaresisht se Vllaznia ka kaluar edhe momente te veshtira keto vitet e fundit, Tuti eshte serish ne mbeshtetje te saj.
Gazeta “Shkodra Sport” nderkohe i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura kryetifozit te Vllaznise duke shpresuar qe ne jeten e tij te kete sa me shume gezime si ne familje, ashtu edhe me skuadren e tij te zemres.
www.shkodrasport.com