Shqipëria i ka bërë një start fantastik këtij edicioni në Ligën e Kombeve, teksa ka fituar ndeshjen e parë në transfertë përballë Ukrainës në Pragë.

Në një ndeshje ku u la pak hapësirë kundërshtarëve për të rrezikuar Strakoshën, ekipi i Silvinjos krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë. Por në fraksionin e dytë, gjithçka nisi me golin e Konoplia pas një përgjumje të prapavijës kuqezi.

Për të kthyer përsëri entuziazmin mendoi shpejt Ismajli, i cili shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.

UKRAINË-SHQIPËRI 1-2
50′ Konoplia / 54′ Ismajli, 66′ Asani