Vllaznia ka bërë detyrën duke fituar 2-0 ndaj Ilirisë në ndeshjen e rradhës dhe njëkohësisht ka përfituar nga barazimi I kundërshtarit të saj kryesor, Erzenit dhe në këtë mënyrë, e ka çuar në 12 pikë diferencën me të. Në fakt, fitorja ndaj fushë- krujasve nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u arritur.

Ndikuar edhe nga era e fortë që ka fryrë gjatë gjithë takimit, futbollistët shkodranë vetëm në pjesën e dytë kanë arritur tek goli. Brenda një harku kohor prej 5 minutash kanë shënuar dy herë, fillimisht me anë të Krymit e më pas me Hajdarin, duke marrë kësisoj trepikëshin e rradhës.

Trajneri I Vllaznisë Hasan Lika pas ndeshjes megjithatë nuk e ka konsideruar punë të kryer Superligën, ndonëse diferenca me ndjekësit është e konsiderueshme

Vllaznia tashmë është në pritje të përfundimit të ndeshjes Besëlidhja- Korabi e shtyrë për shkak të erës, për të përcaktuar edhe kundërshtarin e parë të fazës së tretë, fazë e cila starton të shtunën e ardhshme dhe shkodranët do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë.