Ardit Krymi ishte një nga më të mirët në ndeshjen e sotme mes Vllaznisë dhe Partizanit. Në prononcimin e Supersport pas ndeshjes, mesfushori theksoi se gjyqtarët nuk i kanë ndihmuar, ndërsa u shpreh i lumtur për fitoren pasi ekipit i duhej fitorja.
“Normalisht ndeshja ishte e vështirë sepse për pozicionin ku jemi na duheshin pikët. Na duheshin tre pikët dhe jemi të kënaqur që ia dolëm. Pavarësisht se u ndryshuan pozicionet nga kundërshtari në fushë, me Gurishtën bëmë një punë të mirë si mesfushor shkatërrues”.
Më mirë pa tifozë duke qenë se nuk keni rezultate të mira me ta në stadium? Tifozët e Vllaznisë kërkojnë më të mirën, pavarësisht se në Shkodër kemi humbur por kemi pasur episode, apo kemi pësuar në minutat e fundit dhe prandaj kemi humbur”.
Ju ndihmoi gjyqtari? “Nuk e besoj se na ka ndihmuar. Mendoj që topi i ra në dorë lojtarit të Partizani, para se të binte në dorë i ra në gju por nuk u shihte tamam. Nuk mendoj që na kanë ndihmuar shumë arbitrat”, u shpreh Krymi. /VipSport/