Dhuna rishfaqet përsëri në futboillin shqiptar. Këtë herë në Katgorinë e Dytë, ku për një penallti, lojtari ka dhunuar kryesorin e takimit pasi ka qenë kundër vendimit të tij për një penallti.
Futbollisti i Adës, Valter Perndrecaj, ka sulmuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes ndaj Gramshit, Besmir Lecaj, pasi ishte kundër vendimit të tij për ekzekutimin e një penalltie në favor të vendasve. Ai ka fyer gjyqtarin dhe më pas e ka goditur atë, me ndeshjen që është ndërprerë për disa minuta.
Pas kësaj ngjarje, lojtari është larguar nga stadiumi nga forcat e rendit, siç bën të ditur Policia e Shteti në njoftmin e saj, pasi është dërguar në komisariat për procedim penal.
“Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, futbollisti i skuadrës “Ada”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin B.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakort për ekzekutimin e një penalltie.
Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale”, shkruhet në njoftimin e policisë reth kësaj ngjarje. /vipsport/